Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Qeveria po shqyrton kufizimet e reja të lirisë së lëvizjes
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të ashpra në kuadër të luftimit të pandemisë, Covid-19. Por, nuk ka shpjeguar se çfarë do të ndërmerr, përveç se ka paralajmëruar kufizime të mëtutjeshme të lirisë së lëvizjes për qytetarët.
Pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, ku morën pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u tha se është kërkuar që qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat anti-covid.
“Përveç përkushtimit të plotë të personelit shëndetësor, që është në vijën e parë të frontit në betejën kundër pandemisë COVID -19, në këtë takim u kërkua sërish që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë largësinë fizike, t’i bartin maskat mbrojtëse dhe ta mbajnë higjienën personale, sepse këto janë mjetet më efikase për t’u mbrojtur nga ky infeksion i rrezikshëm”, thuhet në qëndrimet e Qeverisë.
Kryeministri Hoti, theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë kudo që ka nevojë me pajisje teknike, qoftë me shtimin e numrit të personelit shëndetësor, në mënyrë që pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme profesional dhe kujdesi human për të cilin ata kanë nevojë.
Meqenëse ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë as marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
Me këtë rast, ministri Zemaj ka prezantuar hapat konkretë që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë këto ditë për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, ndërsa drejtuesit e institucioneve shëndetësore të vendit kanë raportuar për gjendjen e të prekurve, duke paraqitur të dhënat e përditësuara për numrin e të infektuarve, si dhe të përpjekjeve që po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë për t’u ndihmuar pacientëve për ta përballuar me sukses sëmundjen.