Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca (Video)
Për shkak të tensionimeve në Kuvend, me ç’rast patën konflikt verbal deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Debati u tensionua pas disa përplasjeve që patën deputetët në fund të diskutimeve për rishikimin e buxhetit.
Pas një fjalimi të deputetit Salih Zyba të Vetëvendosjes, deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, kërkoi përmbajtje nga deputetët dhe nga kryeparlamentarja Osmani të mos lejohet gjuhë e rëndë në seancë. Më vonë fjalën e mori deputetja Ganimete Musliu e PDK-së që teksa fliste u përplas me Fitore Pacollin e Vetëvendosjes.
Teksa Musliu doli në foltoren në qendër të Kuvendit, deputeti Ukaj u përplas me kryeparlamentaren, madje edhe duke iu afruar në foltore.
Në fund Osmani vendosi që të ndërpritej seanca duke thënë se “kjo seancë ndërpritet për shkak të joedukatës së deputetit”.