Wednesday, June 29, 2022

301 pacientë me Covid të shtrirë në spitale, 22 në gjendje të rënduar

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19.

Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme.

Po ashtu, nga numri prej 301 pacientëve, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

Dje janë raportuar edhe 3 raste të vdekjeve me Covod-19 dhe 205 raste të reja të infektimeve me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë është 4.512, prej të cilave me vdekje kanë përfunduar 97 raste, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

- Advertisment -

Lexoni