Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. “Sot, më 11.07.2020 rreth orës 20:05 në rrugën ‘Bill Klinton’ ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugorë, një automjet në lëvizje ka goditur dy këmbësorë, të cilët si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime”, thuhet në përgjigjen e Policisë.