Dëmtohet rëndë në stërvitje, a do ta blejë PSV lojtarin e Barçës?
Çfarë është detoksi dixhital dhe përfitimet?
Në ditët e sotme të gjithë janë të rrethuar nga teknologjia. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për telefona personalë, llaptopë ose orë inteligjente, apo teknikë që ne hasim kur jemi jashtë si pagesat pa kontakt ose video reklamat në billborde. Këto risi të shkëlqyera na ka lejuar t’i qasemi botës në një mënyrë krejt të re. Por a është teknologjia një shpatë me dy tehe?
Teknologjia dhe dixhitalizimi i jetës janë të pashmangshme por distancimi nga teknologjia për një kohë mund të përmirësoj jetën tuaj.
Përfitimet e një detoksi dixhital:
Përmirësoni gjumin
Ulni stresin dhe ankthin
Rritje e produktivitetit
Lidhje me të fortë me të dashurën/in
Çfarë është një detoks dixhital?
Me fjalë të thjeshta, është një periudhë larg teknologjive pushtuese, ekraneve ose dritës blu. Kjo do të thotë se nuk ka llaptop, telefon, TV ose pajisje të tjera elektronike. Kjo mund të shihet si një mundësi për t’u riangazhuar me botën reale dhe njerëzit përreth jush dhe për të liruar çdo stres apo tension.
Ndikimi i detoksit teknologjik
Studimet tregojnë se individët kalojnë rreth 11 orë në ditë duke dëgjuar, lexuar ose bashkëvepruar me media apo rrjete sociale. Pa shpërqendrimin e mediave sociale ose postës elektronike, ju mund t’i kushtoni më shumë vëmendje gjërave të rëndësishme që ndodhin në jetën tuaj, si të shpenzoni kohë cilësore me të dashurit tuaj apo të investoni kohë për të mësuar diçka të re. Reduktimi i kohës para ekranit gjithashtu mund të zvogëlojë ndikimin që drita blu ka në trurin tuaj, duke ju lejuar të bini në gjumë më lehtë dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit të një nate në përgjithësi. Përveç që ndikon gjumin drita blu ka një impakt edhe te shëndeti mendor.
Pavarësisht se teknologjia dhe mediat sociale e lehtësojnë komunikimin studimet tregojnë se ato po ashtu ndikojnë në uljen e vetëbesimit, thellimin e vetmisë dhe shëndetin mendor.
Si të filloni detoksin dixhital?
Distancojeni veten nga pajisjet teknologjike për disa ditë ose një javë, megjithatë kjo nuk nënkupton të bëheni plotësisht të paqasshëm për miqtë apo familjarët tuaj në raste emërgjente. Në vend të kësaj, ju mund të zgjidhni të fshini disa aplikacione nga telefonit tuaj për një periudhë kohe që do të thotë të merrni një pushim nga njoftimet. Një detoks dixhital nuk do të thotë distancim vetëm nga telefoni, por edhe nga pajisje të tilla si llaptopë, orë të zgjuara, TV dhe më shumë. Sigurisht kjo mund të jetë e ndërlikuar në fillim, pasi shumë prej nesh janë mësuar t’i kontrollojnë rregullisht pajisjet tona, edhe të shohim nëse ka diçka të re ose nëse kemi marrë njoftime.
Si ta dini nëse detoksi teknologjik ka funksionuar?
Nëse pas ditëve apo javës që keni qëndruar larg nga pajisjet teknologjike keni filluar të flini më mirë, keni qenë në gjendje të jeni më produktiv, keni kaluar më shumë kohë duke ushtruar, me të dashurit ose të mësoni aftësi të reja, keni filluar të lexoni ndonjë libër apo të vini re që marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe familjen janë përmirësuar atëherë detoksi ka pasur ndikim pozitiv dhe ju mund ta përsëritni atë pas një kohë që të lironi tensionin negativ që mund ta merrni nga rutina ditore, puna dhe lodhja.