Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Katër të vdekur dhe 203 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Katër raste të vdekjes dhe 203 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.
Instituti i Shëndetësisë Publike i ka publikuar sërish shifrat e personave të vdekur vetëm mes rreshtash.
Rastet me COVID janë rezultat i 419 mostrave të testuara.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Po ashtu, të shëruar gjatë ditës së fundit janë 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.