Monday, January 24, 2022

Klithma e dhimbshme “Nermin… kthehu”

Sa herë që kujtohet Srebrenica, masakra më e tmershme gjatë shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, s’ka se si të mos rikujtohet skena e dhimshme dhe klithma e babait duke thirrur: “Nermineee eja …, kthehu, eja lirisht te serbët…, të gjithë ejani…”. Djali i tij, Nermin, kishte ikur që të shpëtonte nga forcat kriminale serbe që kishin pushtuar zonën.

Babai Ramo Osmanoviq, e thirrte të birin pasi që ushtarët e Ratko Mlladiqit i kishin premtuar se nuk do t’i ndodhte asgjë.

“Nermin-eee hajde … kthehu…”, ishte një thirrje e një babai që për pak kohë do të kthehej të makthin e tij, pse e luti të birin të kthehej në kthetrat e armikut, i cili ishte i pamëshirshëm, mizorë e fashist. Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, një djalë i dëgjueshëm ishte kthyer te i ati, duke i besuar atij, por fundi ishte tragjik, sepse serbët ishin të pabesë.   

25 vjet më parë e sot e kësaj dite, sa herë që vjen përvjetori i Srebrenicës, dhimbja është e njëjta kur sheh pikturën e babait të shtangur tek e thërret të birin, vepër kjo e Mensud Keco që kujton barbarinë e ndodhur në shekullin XX nga fashizmi serb që filloi me Slloveninë, vazhdoi me Kroacinë, me Bosnjën dhe përfundoi me masakra e gjenocid në Kosovë.  

Trupat e babait Ramo dhe djalit të tij Nerminit u gjetën në vitin 2008 në një varrezë masive në rrethinën e Srebrenicës. Ata janë 2 viktim në mesin e mbi 8370 njerëzve të vrarë e masakruar nga ushtarët serb, që udhëhiqeshin nga një politikë nacional-fashiste në Beograd, të udhehequr nga kartela kriminale e Sllobodan Milosheviqit, Ratko Mlladiqit, Vojisllav Sheshelit, Radovan Karaxhiqit deri te ata që iu përulën dhe u panë në shoqërinë e tyre, të veshur me uniformat e vdekjes, Aleksandar Vuçiq, sot president i Serbisë që po shtyp protestuesit rrugëve të Beogradit dhe zëdhënësi i Millosheviqit, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.   

Kjo “klikë” serbe, disa të gjallë e disa të vdekur, ende sundon në Serbi dhe mbanë peng zhvillimin e mëvetësishëm të shteteve të rajonit, siç janë Kosova dhe Bosnja, duke i kërcënuar kohë pas kohe me pushtim dhe kthim në kohën e barbarisë. 

- Advertisment -

Lexoni