
Në Ditën Botërore të Popullsisë – bota ka rreth 7.8 miliardë banorë
U deshën qindra mijëra vjet që popullsia botërore të rritet në 1 miliard. Në vitin 2011, popullsia globale arriti në 7 miliardë, dhe sot, ajo qëndron në rreth 7.8 miliardë, dhe pritet të rritet në rreth 8.5 miliardë në 2030, 9.7 miliardë në 2050, dhe 10.9 miliardë në 2100.
Kjo rritje dramatike është nxitur kryesisht me ndryshime të mëdha në normat e lindshmërisë, rritjen e urbanizimit dhe përshpejtimin e migracionit. Këto tendenca do të kenë implikime shumë të gjera për brezat që vijnë. Në fillim të viteve 1970, gratë kishin mesatarisht 4,5 fëmijë secila; deri në vitin 2015, lindshmëria totale në botë kishte rënë në 2.5 fëmijë për grua.