Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Osmani e paraqet në polici “kërcënimin” që mori nga deputeti i LDK-së (Video)
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se është kërcënuar fizikisht nga deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, andaj rastin e ka paraqitur në polici. Kërcënimi ndaj saj, ishte edhe arsyeja e ngritjes së tensioneve në seancën e të premtes, kur edhe Osmani u detyrua ta ndërpresë seancën. Ajo ka shkruar në Facebook se Kuvendi i kthehet punës të hënën në ora 14:00.
“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.
Ndaj incidentit ka reaguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës.
“KDI dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit. KDI vlerëson që me sjelljen dhe veprimet e tyre, deputetët kanë penguar Kryetaren e Kuvendit për të ushtruar funksionet e saj, të përcaktuara me Rregulloren e Punës, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e punimeve të seancës”, thuhet në reagimin e Institutit.
Seanca e Kuvendit, në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës, u ndërpre pas tensioneve dhe përplasjeve verbale mes të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.