Përgatisni në kushte shtëpie vajin nxirës
Këtë verë vajin për nxirje mund ta përgatisni vetë në shtëpi, pa shpenzime dhe me efekt të menjëhershëm.
Ju nevojiten vetëm 3 përbërës, që nuk ka se si të mos i keni në shtëpi:
– Ujë
– Vaj ulliri
– Kafe
Mënyra e përgatitjes
Vendosni dy lugë kafeje në një enë dhe një gotë të vogël uji (250 ml). Nëse e doni përbërjen më të trashë, mund t’i hidhni më pak ujë. (Për rezultate më të mira përdorni kafen e mbetur pas përdorimit të ekspresit, në momentin që është e ngrohtë.)
Vendosni edhe 5 lugë mesatare (250ml) vaj ulliri në enë. Përzieni të tre përbërësit bashkë deri sa të krijohet një masë homogjene. Lëreni përzierjen të pushojë për 5 minuta.
Më pas aplikojeni produktin në tualet. Masazhojeni përzierjën në lëkurën tuaj për 5 minuta dhe fërkojeni vazhdimisht në mënyrë të njëtrajtshme përzierjen. Është më mirë të vishni doreza të posaçme teksa aplikoni përzierjen për të shmangur duart me njolla.
Lejoni që përzierja të bëjë punën e saj për 10 minuta. Qëndroni në dush gjatë kësaj kohe, pasi nëse lëvizni, vaji përreth jush do të krijojë rrëmujë dhe mund të njollosë gjithçka me të cilën do keni kontakt.
Më pa shpëlajeni përzierjen. Bëni një dush të ngrohtë për të larguar solucionin. Shmangni depilimin pas vendosjes së solucionit.
Për efekt më të gjatë, përsëriteni dy herë në javë.