Monday, January 24, 2022

Sot, 8 të vdekur dhe 199 të prekur me Covid-19 në Maqedoni të V.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 8 viktima si pasojë e koronavirusit. Mes personave qe ndërruan jetë ishte edhe një 24-vjeçare nga Tetova , e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç.

Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona që rezultuan pozitivë janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova.

Deri tani në Maqedoni janë infektuar 7975 persona dhe 376 kanë ndërruar jetë.

- Advertisment -

Lexoni