Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Lajçak: Dialogu është kthyer në binarë
Ka përfunduar takimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e konfirmoi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se palët janë pajtuar edhe për agjendën e takimit të radhës të enjten
“Ne sapo përfunduam takimin virtual mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti. Kam kënaqësinë të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është kthyer në binarë pas 20 muajsh”, ka thënë Lajçak.
Ai më pas ka shtuar se, “si rezultat i takimi të sotëm jemi pajtuar për elementet kryesore të procesit”.
“Jemi pajtuar poashtu për agjendën e takimit të radhës i cili do të zhvillohet në Bruksel të enjten që vjen me pjesëmarrjen personale. Dua të falënderoj të dyja palët për angazhimin e tyre konstruktiv sot”, ka thënë Lajçak.
Para takimit përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrel ka deklaruar se i vjen mirë që po rifillon dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Këto komente ai i bëri pak çaste para se të nis video-konferenca në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Qëllimi i qartë, e ai është që të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve”, ka thënë ai.
Borrell drejton konferencën i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.
“BE vazhdon të jetë e gatshme të mbështet dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kyçe për të ardhme më të mirë për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është kyçe për perspektiven evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është kyçe edhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
“Mungesa e një zgjidhje e pengon zhvillimin e dy palëve. E dimë se nuk është një proces i lehtë, nuk ka qenë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjidhje për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe aq të dhimbshme por kjo është arsyeja pse sot jemi këtë për të provuar përsëri”, ka thënë ai.
Ndonëse Borrell ka thëne se rifillimi i dialogut është bërë përmes video-konferencës “për shkak të rrethanave”, duke mos precizuar se në cilat rrethana mendon, diplomatët në Bruksel kanë pohuar se pala kosovare kishte kërkuar që të mos zhvillohet sot takimi me praninë fizike në Bruksel të kryeministrit Hoti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq.
Ky takim pritet të zhvillohet të enjten më 16 korrik, nëse deri atëherë nuk ndryshon diçka.