Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Dy shqiptarë kapen me 8 kg kokainë në makinën me targa polake, u gjetën edhe…
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 8 kilogramë kokainë. Sipas mediave vendase, agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip “Seat Altea XL” me targë polake drejtuar nga një burrë, i cili lëvizte nëpër rrugët periferike të qytetit të Senigallia.
Policia italiane ka bërë të ditur se makina u bllokua në një shesh ndërmarrje përgjatë rrugës Arcevian, ku shoferit shqiptar iu bashkua një punëtor me të njëjtën kombësi.
Kërkimet e kujdesshme të kryera në automjet, mbi njerëzit dhe, më pas, në shtëpinë e punëtorit kanë lejuar të gjejnë 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës.
Mjeti drejtohej nga një 33 vjeçar. Vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike e ndërtuar ad hoc dhe që operohej me telekomandim.
Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu u gjetën edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.
