Ëmbëlsirë e shijshme vanilje që përgatitet për 5 minuta
Një tjetër recetë e shpejtë që mund ta përgatisni në lëvizje për pak minuta. E përshtatshme sidomos për ata që janë vetëm në shtëpi dhe ju nevojitet vetëm një sasi e vogël për të shuar ndjenjën e ëmbëlsirës pas drekës.
Krejt çka ju duhen:
4 lugë miell
2 lugë sheqer
Pak pluhur për pjekje
Të gjithat, përzieni mirë.
Ndërkohë shtoni edhe:
1 lugë vaj ose buter
3 lugë qumësht
1 lugë vanilje
Si dhe pak krip
Të gjithë masën përzieni mirë dhe i vendosni në një enë porcelani dhe i fusni në mikrovalë për pjekje nga 1 minut deri në 1 minut e 20 sekonda.
Mund të konsumoni të ftohtë apo të ngrohtë, Ju bëftë mirë.