Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Një i vdekur dhe 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një i vdekur dhe 216 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.
Numri total i rasteve pozitive tani është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.
Qeveria e Kosovës nga nesër është zotuar se do të fillojë me zbatimin edhe më rigoroz të masave anti-COVID. E nëse një trend i tillë vazhdon, është paralajëmruar edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.