Tuesday, January 18, 2022

Një tërmet me magnitudë 5.1 godet veriun e Kinës

Një tërmet me madhësi 5.1 ka goditur qytetin Tangashan, në veri të Kinës në orë 06:38 të dielën. Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë.

Banorët në Tangshan u thanë reporterëve të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), se tërmeti zgjati rreth tre deri në pesë sekonda.

Gjithashtu bëhet e ditur se tërmeti u pasua nga dy tërmete më të vogla, gjithashtu në Qarkun Guye, në 7:02 dhe 7:26, me madhësi më të ulët përkatësisht 2.2 dhe 2.0.

Sipas mediave të huaja, lëkundjet janë ndjerë edhe në Pekin. Ndërkohë epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në një lagje banimi, pak më larg qendrës së Tangshan.

Tërmetet kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë në disa zona. Shërbimet hekurudhore në rajon u ndaluan përkohësisht si masë paraprake.

Ndërkohë në vitin 1976 në këtë zonë është regjistruar një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 240,000 viktima.

- Advertisment -

Lexoni