Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Sulm me armë zjarri dhe thikë në Washington, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur
Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi që u bë të shtunën mbrëma në Bellevue, në Washington.
Mediat amerikane shkruajnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 7.30. “Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN.
Mylett ka shtuar se edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, i plagosuri ndërroi jetë. “Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- vijoi shefi i policisë në Bellevue.