Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Vajza 8 vjeçe rrëmbehet, përdhunohet dhe vritet (FOTO+Video)
Një kamera ka kapur momentet e fundit të një vajze të vogël tetë vjeçare, e cila u shkëput nga prindërit dhe nisi të vraponte në një rrugë, para se të rrëmbehej, të përdhunohej e të vritej barbarisht.
E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë blu, vajza raportohet se donte të shkonte te shokët dhe shoqet e saj, në qytetin e vogël rus ku jetonte me familjen e saj.
Kliko këtu dhe bëj LIKE https://www.facebook.com/republikapost që të jeni të informuar drejtë dhe shpejt – PËR REPUBLIKËN
Por rrugës ajo u rrëmbye nga një çift, që po udhëtonte me makinë, e më pas u përdhunua dhe u vra prej tyre.
Vika Teplyakova, tetë vjeçe, dyshohet se u vra nga Igor dhe Kristina Dvornikov, zbuluan hetimet e fundit mbi ngjarjen, – raporton NOA.al.
Një video tregon momentet e saj të fundit, duke shëtitur nëpër rrugë. Ajo është bërë publike mbi ngjarjen tronditëse nga një televizion lokal.
Vajza mungonte për tre ditësh në familjen e saj, dhe mbi 500 vullnetarë u mblodhën për ta kërkuar dhe gjetur atë.
Policia pas hetimeve zbuloi se ajo ishte rrëmbyer nga një burrë e një grua, të martuar.
Gruaja i tregoi policisë krimin makabër dhe tregoi se trupi i vajzës ishte fshehur afër një liqeni.
Oficerët rusë pasi e gjetën trupin e vajzës, publikuan sot foto të burrit dhe gruas së arrestuar, të dyshuar për kryerjen e krimit të tmerrshëm.
Burri i tha gruas së tij se do të përdhunonte vajzën dhe gruaja nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë sepse ajo ishte shumë e frikësuar prej tij’, u tha mediave një burim policie.
Vajza u përdhunua dhe u mbyt më pas, me një qese plastike.
“Ajo vdiq të hënën, ditën kur edhe u zhduk”, tha policia.
Ngjarja tronditëse ndodhi në Novoaleksandrovsk, një qytezë në ishullin Sakhalin, një ishull paqësor rus, në veri të Japonisë/NOA/.