Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Hoti kërkon të marrë me vete edhe partitë tjerë në dialogun me Vuçiqin
Me video-konferencën e të dielës, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues, po konsideron se dialogu tashmë ka rifilluar, pas pauzës që nga nëntori i vitit 2018.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se mbetet prapa asaj që e ka deklaruar se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut ne mund të zgjidhen çështjet e pazgjidhura me Serbinë.
Kliko këtu dhe bëj LIKE https://www.facebook.com/republikapost që të jeni të informuar drejtë dhe shpejt – PËR REPUBLIKËN
“Në të gjitha takimet që i kemi pasur deri më tash unë kam prezantuar në emër të Qeverisë së Kosovës, në bazë të kompetencave të mia kushtetuese, platformën e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut që ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim, që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, thotë Hoti.
Pas video-konferencës së mabtur të dielën, Hoti do të udhëtojë të enjten për të Bruksel, për t’u përballë sy më sy me Vuçiqin, nën ndërmjetësimin e BE-së, përkatësisht shefit të Politikës së Jashtme të BE-sëm Joseph Borrel dhe të dërguarit të tij për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Është vlerësuar edhe nga ndërmjetësit e këtij procesi që takimi ka qenë konstruktiv, duke qenë se kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve, i cili vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, thekson Hoti. Përveç të dielën, Hoti mbajti edhe një takim tjetër me Vuçiqin, po në formatin online, me ndërmjetësimin e presidentit francës Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Kosova po hyn në fazën finale të dialogut pa presidentin Hashim Thaçi, i cili pritet të përballet fillimisht me intervistimin në Hagë, nën dyshimet për krime lufte. Në rrethana të tilla, LDK ka kërkuar që Hotit t’i bashkohen në dialog edhe partitë tjera.
Në Lëvizjen Vetëvendosje kanw deklaruar se nuk do të pranojnë të bashkëngjiten në këtë proces, meqë këtë qeveri e konsiderojnë jo-legjitime.
Derisa, nga Partia Demokratike thanë se kjo do të shqyrtohet në ditët e ardhshme.
Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim që monitoron dialogun thotë se të enjten më shumë do të diskutohet për ato që janë arritur në nëntë vjet bisedime.
Sipas tij, krahas BE-së, edhe SHBA do të tentojë të ulë palët në tavolinë, pas dështimit të takimit të 27 qershorit.
Kliko këtu dhe bëj LIKE https://www.facebook.com/republikapost që të jeni të informuar drejtë dhe shpejt – PËR REPUBLIKËN