Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Kurti me kritika të ashpra ndaj Hotit e Zemajt
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po përballet me krizë të trefishtë: shëndetësi, demokraci dhe ekonomi.
Ai ka thënë se besueshmëri në Qeverinë Hoti është tejet e ulët e pritjet edhe më të ulëta.
Por, Kurti ka dhënë zgjidhje. Ai thotë se duhet proceduar ligji anti-Covid të cilin e ka iniciuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Por, ka shtuar se Qeveria Hoti nuk do zgjidhje. Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai i është drejtuar si “Ministri Zezaj” dhe ka akuzuar se kjo Qeveri po e mbush morgun e spitalit.
Kurti po ashtu ka ngushëlluar familjarët e gjithë të vdekurve nga COVID-19 dhe i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve, e deputetëve, përfshirë edhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.