Saturday, June 25, 2022

OBSH: Nuk ka kthim në normalitet në një të ardhme të afërt

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebreyesus, ka porositur se nuk ka kthim në “normalitet” në një të ardhme të afërt.

Ai shtoi para gazetarëve në Gjenevë se ekziston një plan për kontrollin e COVID-19, me qëllim që njerëzit të mund të vazhdojnë jetën.

“Kemi nevojë për një situatë ku kemi kontroll mbi virusin pa pasur nevojë të mbyllim sërish jetën tonë dhe të aplikojmë karantinimin”, ka shtuar Gebreyesus.

Për t’u arritur një gjë e tillë, Gebreyesus ka numëruar tre hapa – zvogëlimin e vdekjeve, luftimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit dhe një shoqëri më të bashkuar që merr masa të caktuara për mbrojtjen e qytetarëve.

“Një gjë e tillë duhet të arrihet sa më shpejtë”, ka shtuar kreu i OBSH-së.

- Advertisment -

Lexoni