Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Ahmeti konfirmon se Prishtina ka marrë lejen për importimin e testeve serologjike
Pas shumë përpjekjeve e thirrjeve publike, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se Komuna ka marr lejen për importimin e testeve serologjike për Koronavirus.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti bëri të ditur poashtu se ministri Zemaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private.
“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, shkroi Ahmeti.
Ahmeti, kishte njoftuar paraprakisht se testet serologjike vazhdojnë të presin në terminalin doganor të Kosovës.
Ai akuzoi qeverinë për bllokimin e tyre, duke thënë se nuk arrin të kuptojë se pse janë ndaluar.