
Disa fakte interesante mbi gjumin
1. Shtatë orë gjumë janë të domosdoshme
Neve na duhen të paktën 7 orë gjumë çdo natë, megjithëse kjo ndryshon në bazë të moshës:
Mbi 65 vjet: 7 deri në 8 orë
26 deri 64 vjet: 7 deri 9 orë
18 deri në 25 vjet: 7 deri 9 orë
Adoleshencë: 8 deri në 10 orë
Fëmijët e moshës shkollore: 9 deri në 11 orë
Parashkollorët: 10 deri në 13 orë
Vogëlushët: 11 deri në 14 orë
Foshnjat: 12 deri në 15 orë
Të porsalindurit: 14 deri në 17 orë
2. Por më shumë se 9 orë gjumë për të rriturit mund të shkaktojnë probleme
Mund të ndihemi mjaft të lodhur nëse nuk flemë mjaftueshëm, por të qëndrosh i shtrirë për më shumë se 9 orë për një të rritur mund të kontribuoj në shqetësime shëndetësore si mbipeshë dhe sëmundje të zemrës.
3. 20 minuta për të fjetur
Nga momenti që shtriheni nuk duhet t’iu marrë më shumë se 20 minuta për të rënë në gjumë, por nëse qëndroni në telëfon para gjumit kjo kohë mund të shtyhet për më gjatë.
4. Ekzistojnë katër faza të gjumit
E katërta dhe e fundit, REM (lëvizja e shpejtë e syve), është më e rëndësishmja. Kjo është kur truri juaj është më aktiv dhe ndodhin ëndrrat më të gjalla.
5. 37 milion njerëz gërhasin
Studimet tregojnë se 37 milion të rritur gërhasin rregullisht në gjumë
6. Deri në 40 përqind prej nesh do të përjetojnë paralizë të gjumit
Nuk është e përhershme dhe zgjat shumë pak, por paralizat e gjumit mund të jetë shumë të frikshme.