Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Kuvendi me 10 deputetë me COVID drejt daljes jashtë funksioni
Kuvendi i Kosovës është një prej institucioneve që po mblidhet dhe punon normalisht, duke injoruar formën e seancave online, ndërkohë që të paktën 10 deputetë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me COVID-19.
Lidhja Demokratike e Kosovës, është ndër partitë e prekura më shumë dhe ka propozuar që të ndryshohet rregullorja e punës që iu mundëson deputetëve mbajtjen e seancave nga largësia.
Këtë çështje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se e ka ngritur që nga muaji mars.
“Lidhur me përpjekjet që janë bërë për ndryshim të rregullores ka qenë propozimi që nga marsi që të mbahen seancat online. Për komisionet kjo mundësi ekziston, ne po i mbajmë mbledhjet e kryesisë përmes platformës ZOOM. Për seancë duhet patjetër të ndryshojë rregullorja. Mua më është dashur konsensusi i grupeve parlamentare”, tha Osmani.
Por, pasi që nuk kishte një dakordim të plotë mes deçutetëve dhe grupeve parlamentare, kjo çështje është lënë të vendoset të mërkurën.
Në formën si po punon Kuvendi, me mungesën e 10 deputetëve të infektuar të cilët mund të kenë infektuar edhe kolëgë të tjerë, është e pritshme që ky institucion, më i larti në vend, të dalë jashtë funksioni nëse nuk gjendet një zgjidhje alternative e punës për të shamngur kontaktet e 120 deputetëve në sallë dhe stafit administrativ.