
Mustafa po e mposhtë virusin – gjendet në vetizolim në shtëpinë e tij
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi.
“Kryetari Mustafa është mirë me shëndet dhe po e mposhtë virusin. Është në vetizolim dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, tha ajo.
Ndryshe, Mustafa para pesë ditëve përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, kishte shkruar Mustafa në Facebook.