Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Nga sot nis zbatimi i masave të reja – Mbyllje, pezullime e gjoba
Sot zyrtarisht fillon zbatimi i masave të reja kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, që ka ndërmarr Qeveria e Koaovës në mbledhjen e mbajtur dje.
Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria e bëri të obligueshme bartjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave,

Për ata që nuk i respektojnë këto masa, u paralajmëruan edhe dënime të ashpra.
Nga sot (e marte), Policia e Kosovës do të nis shqiptimin e gjobave për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19.
Sipas zyrtarëve policor, denimet për ata që nuk i respektojnë masat do të shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
Dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtjet sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
Policia nga sot dot ë punoj me orar të zgjatur 12 orë.
Ndryshe mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar edhe për 187 raste të reja dhe gjashtë vdekje nga COVID-19.