Monday, January 24, 2022

Prej nesër rezultatet e testeve për COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra.

Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme. Ditën e djeshme ndërkaq, janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë, ndërsa me vdekje kanë përfunduar 6 raste.

Duke filluar nga dita e nesërme, më 15 korrik, IKSHPK njofton se informacionet rreth testeve, rezultateve dhe gjendjes me pandeminë e Covid-19 do të publikohen nga ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun.

- Advertisment -

Lexoni