Wednesday, January 26, 2022

Shqiptari prodhonte dhe shiste “ilaçin” kundër Covid, arrestohet nga Policia

Vëllai i ish-deputetit të PD, Andon Frrokaj dhe nipi i tij kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ua shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19.

Të arrestuarit F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras, u bënin thirrje njerëzve në “Facebook” për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte zbuluar ilaçin për kurimin e këtij virusi.

A e dini se ….?Si shërohet kovit 19Video sqaruese për pregaditjen dhe perdorimin e ilaçit (MMS)

Posted by Frederik Frrokaj – Mjek Holystic on Sunday, 29 March 2020
Video përmes së cilës i arrestuari pretendonte se kishte gjetur ilaçin për Covid

Pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, 57-vjeçari ia jepte nipit të tij, i cili ua shiste klientëve kundrejt pagesës 20 mijë lekë të reja.

Nga kontrolli në banesë, u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin. Po ashtu, janë gjetur dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

- Advertisment -

Lexoni