Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Bllokohen xhirollogaritë e Telekomit – Sindikata paralajmëron grevë
Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur të PTK-së, ka kërkuar nga institucionet hapa konkret në zgjidhjen e problemit në të cilin është futur Telekomi, pasi i janë bllokuar xhirollogaritë nga përmbaruesi privat për shkak të rastit të humbur në Arbitrazh me Dardafon.net, i njohur si Z Mobile.
Në një konferencë për media, të mërkurën, Balaj, ka paralajmëruar grevë të punëtorëve në rast se institucionet nuk marrin hapa konkret.
“Kërkojmë nga institucionet që të ndërmarrin hapa konkret dhe t’i lëshojnë llogaritë, në të kundërtën ne do të hyjmë në grevë bashkë me familjet tona dhe nuk do të respektohet asnjë masë kundër COVID-19”, ka thënë Balaj.
Ndërkohë ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka ftuar të gjithë që të jenë racionalë, duke thënë se shpreson se do të gjendet një zgjidhje e mirë.
“Ky bllokim natyrisht që na ka shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje”, tha ai.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar po ashtu për bllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat në lidhje me rastin e Dardafon.net.
“Sot morëm njoftimin se llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar ashtu që Dardafone net/Devolli të zhvasë një borxh fiktiv të sajuar nëpër procese të orkestruara”, thekson Vetwvendosje.
“Pra 24. 6 milionë euro i pretendon pala që sot duhet të ishte e paditur dhe e gjykuar bashkë me nënshkruesit menaxherial e politikë për kontratë me elementë të krimit të organizuar”, thotw kjo parti politike opozitare.
Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh.