Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Fushata që po krijon panik
Ndonëse që nga shpërthimi i pandemisë, një prej rekomandimeve të OBSH-së dhe institucioneve ishte që të gjithë të kenë kujdes dhe të mos bëjnë panik, kohët e fundit po kthehet motoja e kundërt në funksion të terrorit mbi qytetarët për COVID-19.
Një njoftim shabllon për vdekjen nënës, i vendosur diku në Prishtinë, po terrorizon qytetarët.
‘Njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për bartjen e maskës mbrojtëse, është pritur tejet keq nga qytetarët.
“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.
Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.
Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritet ta hetojnë këtë rast.