Saturday, June 25, 2022

Qeveria legalizoi testet serologjike, por sa janë të sakta ato?

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre testeve për diagnostikim të COVID-19 dhe për këtë kishte konsultuar ekspertët dhe rekomandimet e OBSH-së. Ndryshe ka vepruar Qeveria Hoti. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të martën ka nënshkruar Udhëzimin administrativ nëpërmjet të cilit mundësohet realizimi i testeve rapide për diagnostikim.

Testet rapide serologjike që kryhen brenda disa minutash shihen nga shumë organizata ndërkombëtare me dyshim për shkak të përqindjes se madhe të gabimeve. Ato nuk përdoren për diagnostikim, por për hulumtim.

Deri tani të gjitha testet në Kosovë kryhen me metodën PCR, që llogaritet një nga metodat më të sakta. Por Udhëzimi administrativ i nënshkruar të martën u hap rrugë testimeve rapide serologjike nga laboratorët privatë.

- Advertisment -

Lexoni