SULMOHET FIZIKISHT NJË I PREKUR ME COVID-19 NË PRISHTINË
Një mashkull kosovar në Prishtinë e i cili është i infektuar me koronavirus nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të qeverisë për vetëizolim.
I njëjti, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda ndaj tij.
Dy veprime të ngjashme, që persona të infektuar me COVID-19, nuk i kanë respektuar masat e vetëizolimit janë raportuar edhe në Gjakovë dhe fshatin Shirokë.
Nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit dhe ajo e Gjakovës është njoftuat se ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda hetimore.