Mushkolaj: Kjo marrëveshje hap portën e madhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Vdes edhe një pacient me COVID-19- Viktima e tretë në 24 orët e fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka vdekur Haki Rushiti nga Prekazi si pasojë e infektimit nga Covid-19.
Lushtaku u shprehi ngushëllime familjes Rushiti dhe të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e koronavirusit.
Tutje, Lushtaku bëri apel të respektohen rekomandimet e IKSHPK’së, për t’u ruajtur nga Covid-19.
Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë vdekur dy pacientë me Covid-19.
Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.
Ai ka thënë se dy pacientët, njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.