Monday, January 24, 2022

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: BE ka marrë në dorë timonin, inkurajojmë palët për frymë kompromisi

Përpara nisjes së takimit të parë sy më sy mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, adresoi një deklaratë për shtyp.

Borrell shprehu kënaqësinë që 4 ditë pas takimit të parë të zhvilluar me videokonferencë tashmë palët kanë kaluar në një takim ballë-për-ballë pas rreth 20 muajsh ndërprerje totale të dialogut.

“Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë fizik  dhe duke u takuar për të dytën herë brenda javës, dy liderët treguan angazhimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis tyre,” – u shpreh Borrell në deklaratën para takimit mes dy udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës.

“Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet e sotshme nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje,” – theksoi Borrell.

Hoti e Vuçiç i janë kthyer dialogut në Bruksel në një takim të ndërmjetësuar nga Borrell dhe përfaqësuesi tjetër i BE-së Miroslav Lajçak.

Më herët përmes një postimi në Twitter, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mirëpriti rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë dhe “angazhimin e treguar nga të dyja palët”.

- Advertisment -

Lexoni