
Italia e vendos Kosovën në listën e vendeve pandemike
Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka shtyrë shumë vende të Bashkimit Evropian që të mbyllin kufijtë me vendet e Ballkanit, përfshi edhe Kosovën. Së fundmi, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Italisë, Roberto Speranza, ka shkruar në Twitter se ka firmosur urdhrin sipas të cilit, Kosova, Serbia e Mali i Zi, vendosen në listën e vendeve me rrezik nga pandemia COVID-19.
Madje kush ka qenë në këto vende të Ballkanit gjatë 14 ditëve të fundit, sipas këtij vendimi, do të ndalohet të hyjë dhe të kalojë edhe transit nëpër Itali.
Edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian kanë mbyllur kufijtë për vendet e Ballkanit pas rritjes së rasteve me coronavirus.