Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Katër të vdekur dhe 132 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot se ka shkuar në 118 numri i vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 132 raste të reja pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 5.369 raste.
Ndërkohë, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.
Edhe këtë herë, Instituti ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat e ndërmarra për luftimin dhe parandalimin e koronavirusit.