“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

Nga zyra e Thaçit kritika të ashpra Hotit – Shkoi në Bruksel pa mandat dhe i vetëm
Në ditën e katër, kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po intervistohet në Hagë, nga Prokuroria Speciale për krime lufte, kryeministri Avdullah Hoti është ulur në tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nga Zyra e Thaçit, kryeministri Hoti është kritukuar ashpër që udhëtoi atje dhe nuk e bojkotoi këtë takim në kohën kur presidenti i vendit po intervistohet mbi bazën e fakteve që Gjykata Speciale besohet se i ka mbledhur pikërisht nga Serbia kundër ish0udhëheqësve të UÇK-së.
“A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje? Pa mandat të Kuvendit. Pa unitetit dhe konsensus politik. Pa platformë të dialogut. Pa transparencë publike. Pa grupin e ekspertëve. Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj.
Avdullah Hoti, sipas këshilltarit të Thaçit, nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, e lëre më Kosovën.
“Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij!”, ka shkruar ai
Tutje, ai ka thënë se “në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel. Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste!”
Që nga 24 qershori kur u anulua takimi i Uashingtonit, Behramaj thotë se Hoti nuk e ka thënë as një fjalë të vetme në përkrahje të presidentit, ndonëse ai gjeti kohë ta uronte edhe Liverpoolin.
“Edhe pse distanca në mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së Kryeministrit nuk është as 50 metra, ai nuk e mori mundin më asnjëherë që të vinte dhe ta takonte. Jo vetëm për t’u koordinuar, por as për ta shprehur një solidaritet krejtësisht njerëzor!”, ka theksuar ai.
“Nuk e paskemi ditur, por Avdullah Hoti qenka tërësisht i amputuar nga ndjenjat e patriotizmit!”, ka shkruar këshilltari i Thaçit.
Rikujtojmë që ishte pikërisht presidenti Thaçi ai i cili besohet se ia siguroi votat LDK-së dhe Avdullah Hotit për formimin e Qeverisë me në krye kryeministrin Hoti.