154 policë me covid-19, 1 i vdekur dhe 76 raste
Që nga paraqitja e pandemisë e deri më sot, 154 zyrtarë policorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 77 janë shëruar ndërsa 76 janë ende aktiv.
Ndërkohë një zyrtar policor, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona ka ndërruar jetë.
Këto informata i ka bërë të ditura përmes një komunikate Policia e Kosovës, e cila ka thënë se të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante.
“Zyrtari policor i cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor në Gjakovë, nga data 07.07.2020 është lajmëruar në pushim mjekësor për shkak të problemeve më bosht kurrizor, kurse nga data 11.07.2020 është hospitalizuar në repartin pulmologjik për shkak të problemeve me frymëmarrje”, thuhet në raportin e Policisë.