Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
GJASHTË TË VDEKUR DHE 103 TË INFEKTUAR ME COVID-19 NË KOSOVË
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 6 raste me vdekje dhe 103 raste të reja të infektimeve me COVID-19 në Kosovë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 5472 reste prej të cilave, 124 u tha se kanë përfunduar me vdekje.
Të shëruar janë 2640 persona, kurse raste aktive janë edhe 2708.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.
Në konferencën e sotme të prezantimit të rasteve të reja, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se po bëhen përgatitje për fillimin e testimeve serologjike nëpër komuna. Ai tha po ashtu se brenda tri javëve të ardhshme në Kosovë do të arrijnë edhe 50 mijë teste për koronavirus.