Saturday, June 25, 2022

Thaçi falënderon të gjithë që e pritën pas kthimit nga Haga

Pas katër ditë intervistimi në Hagë, nga Proruroria Speciale, në bazë në një pretendim-aktakuze për krime lufte, Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë. Qindra qytetarë kanë pritur presidentin e vendit Hashim Thaçi në pikën kufitare në Morinë.

Ai është pritur me thirrjet “Thaçi, Thaçi” dhe “UÇK, UÇK”.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju”, ka shkruar Tha[i nw Facebook.

Nga Haga, Thaçi, ateroi fillimisht në Tiranë, e më pas u nis për Kosovë.

Në Kosovë është futur pak pas orës 20:00. Aty qindra veta e kanë pritur, duke besuar në pafajqësinë e presidentit për periudhën për të cilën po hetohet, e që ndërlidhet me aktivitetin e tij në UÇK.

Thaçi ka paralajmëruar se nesërmbrëma do t’i drejtohet opinionit me një fjalim.

Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më…

Posted by Hashim Thaçi on Friday, 17 July 2020
- Advertisment -

Lexoni