Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Nga e hëna rinis testimi për patentë shofer
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka marrë vendim për rifillimin e mbajtjes së testimeve për patentë shofer. Mbajtja e testimeve do të nis nga e hëna konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentë shoferit, për shkak të përhapjes së coronavirusit në Kosovë.
Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, tha se ka një marrëveshje me MPB-në dhe me Policinë e Kosovës, ku këta të fundit do të jenë mbikëqyrës të procesit praktik dhe teorik të marrjes së patent-shoferit.
“Besoj se kjo e shtyn një hap para sigurinë dhe qëndrueshmërinë në këto teste që po ndodhin”, u shpreh ai.
Abrashi thotë se ka kërkuar që edhe sallat ku mbahen testet të jenë të pajisura me kamera dhe të ketë një vëmendje më të shtuar për mundësinë për korrupsion, por edhe me çështje që ndërlidhen me këtë proces.