
Edhe një e vdekur nga COVID-19 në Drenas
Është regjistruar edhe një rast i vdekjes me COVID-19 në Kosovë.
Viktima është nga komuna e Drenasit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunës, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook. Kjo është vdekja e dytë në këtë komunë.
Deri më tani numri i vdekjeve me COVID në Kosovë ishte 118, ndërkaq me këtë të fundit është rritur në 119.
Që nga 13 marsi, kur u regjistruan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, vendi është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit me një sistem jo të përparuar shëndetësor dhe mungesë kapacitetesh njerëzore. Deri më tani janë konfirmuan në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 5,369 persona nga 29,546 sa janë testuar gjithsej.
Aktualisht raste aktive në vend janë 2,706.