Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Dy të vdekur nga COVID-19 në Gjilan
Një 59-vjeçar dhe 75-vjeçar nga Komuna e Gjilanit kanë vdekur mëngjesin e sotëm nga koronavirusi, duke e çuar totalin e vdekjeve në vend në 126.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini dhe Rexhep Baxhakut i cili ka shërbyer një jetë të tan Gjilanit. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka shkruar Haziri.
Ai ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, ka thënë se Prokurori Ukshini, ka qenë duke u trajtuar në Repartin e Infektives, ndërsa gjendja i është rënduar prej së premtes në mëngjes. Familjen Ukshini e kanë ngushëlluar Kryeprokurori Lumezi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Prokuroria Themelore në Gjilan.