GJASHTË TË VDEKUR DHE 145 RASTE TË REJA ME COVID NË KOSOVË
Gjashtë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë kryer gjithsej 562, prej të cilave dolën pozitivë 145 raste.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 5.617, me gjithsej 130 raste të vdekjes, të cilët, sipas IKSHPK-së, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.
Mesazhi i IKSHPK-së: Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!