Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Hoti e humb mbështetjen e Thaçit – A do t’i kushtojë kjo me rrëzimin e qeverisë?!
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po përballet me kontestim të legjitimitetit për përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë. Pas kritikave të ashpra të Vetëvendosjes, e cila jo vetëm Hotin, por gjithë qeverinë e tij e sheh si jolegjitime, tani edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ai që mund t’ia lëkundë themelet, jo vetëm atij në postin e kryeministrit, por gjithë qeverisë së re.
Shkuarja e Hotit në dialog, pavarësisht faktit që Thaçi ishte në Hagë, ku po intervistohej nën dyshimet për krime lufte mbi faktet që besohet se janë mbledhur kryesisht nga strukturat dhe organet shtetërore të Serbisë kundër UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, ka bërë që Hoti ta humb mbështetjen e Thaçit.
Presidenti Thaçi ka qenë idhtar i vazhdimit të dialogut në Uashington me ndërmjetësimin amerikan dhe jo në Bruksel me evropianët në krye të procesit. Por, procesi i dialogut në Uashington është rrënuar në momentin kur Prokuroria Speciale e bëri publike propozim-aktakuzën ndaj Thaçit, duke ia pamundësuar atij të vazhdoj betejën politike për t’u përqendruar në një betejë të re të drejtësisë në Hagë.
Në këtë mes, Thaçi ka pritur që Hoti do të kërkoj nga Brukseli shtyrjen e procesit të dialogut përderisa Gjykata në Hagë të mos merr vendim nëse do të ngris apo jo aktakuzën ndaj Thaçit.
LIKE Faqen në Facebook: https://www.facebook.com/republikapost që të jeni të informuar nga gazeta më e re online.
Kujtojmë se ishte pikërisht Hashim Thaçi ai i cili përdori autoritetin e tij politik për t’ia siguruar Hotit dhe LDK-së votat në Kuvend për formimin e qeverisë dhe rrëzimin nga pushteti të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, si rivali tashmë kryesor i fuqisë politike të Thaçit dhe gjithë spektrit politik në vend.
Nga Kabineti i Thaçit, këshilltarët e tij e thanë publikisht se Hoti nuk përfaqëson askënd në dialog, madje siç u tha, as LDK-në e as fshatin e tij, e lere më Kosovën.
Një këshilltar i Thaçit, Adil Behramaj kishte shkruar se “në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel. Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste!”
“Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij!”, kishte theksuar ai.
Kurse subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se Hoti, jo vetëm që nuk ka mandat për dialog, por edhe nuk arriti të përfaqësojë denjësisht vendin në këtë proces, në takimin e fundit në Bruksel.
Para nisjes për në Bruksel, Hoti nuk arriti ta bind Kuvendin e Kosovës që t’i jap mbështetje për dialogun. Jo vetëm Vetëvendosje, por as Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti i tretë politik në Kuvend, kanë refuzuar që t’i dërgojnë liderët e tyre në takimin që kryeministri Hoti e kishte me kryetarë të partive që janë pjesë e Kuvendit, në nismën e tij për konsensus gjithëpërfshirës.
Kësisoji, Hoti nuk arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës në Kuvend.
Në vend të kësaj mbështetjeje, atij në ekip iu bashkuan dy anëtarë të qeverisë, Driton Selmanaj i LDK-së dhe Selim Selimi i AAK-së, por që të dy pa një përvojë në këtë proces, sikundër që ishte edhe vet Hoti.
Javën e ardhshme pritet që Hoti të përballet edhe me një debat në Kuvend që pritet ta iniciojë opozita. Sa më shumë që atij mund t’i ngushtohet rrethi dhe mbështetja për përfaqësimin e Kosovës në dialog, aq më shumë edhe i rrezikohet jetëgjatësia e tij në krye të qeverisë si kryeministër.
LEXO EDHE KËTË: