Pas Notre Dame, një tjetër katedrale në Francë përfshihet nga zjarri

217

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune katedralen e Nantës, në Francë, duke shkaktuar thyerjen e xhamave e duke shkatërruar një pjesë të mirë të godinës, të ndërtuar në vitin 1434.

-Advertisement-

Mediat franceze kanë transmetuar pamjet, teksa zjarrëfikësit kanë luftuar me orë të tëra për të shuar zjarrin, ndërsa prej katedrales shihej ende tymi.

Ende nuk dihet shkalla e dëmit të shkaktuar nga zjarri dhe as shkaqet e rënies së tij, por dyshohet se gjithçka ka nisur në ambientet e brendshme të strukturës gotike.

Një vit më parë, zjarri shkatërroi një pjesë së katedrales së famshme të Notre Dame, në Paris. Edhe këtë herë, ashtu si një vit më parë, prokurori Pierre Sennes i tha gazetarëve se dyshohet për 3 vatra zjarri brenda katedrales, duke e cilësuar këtë ngjarje si një akt kriminal.