Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Përbërësit natyral për forcimin e thonjëve të brishtë në shtëpi
Thonjtë e brishtë që thehen lehtë mund të jenë shenjë e plakjes, por po ashtu thonjtë dobësohen edhe nëse i mbani shumë duart në ujë, keni lëkurë të thatë ose përdorni shumë preparate kimike.
Fatmirësisht këtë problem mund ta rregulloni shumë shpejt me disa preparate që ju sigurisht i keni në shtëpi.
Vaj i bajameve: Merrni 1 lugë çaji vaj bajame dhe shtoni pak lëng limoni në të, përzieni mirë. Tani, masazhoni direkt duart tuaja me këtë përzierje. Meqenëse vaji i bajames përmban antioksidantë dhe lëndë ushqyese, ai ushqen thonjtë tuaj dhe parandalon thyerjen e tyre.
Kripë deti: Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shëruar thonjtë e brishtë natyrisht është t’i mbai duart në kripë deti dhe ujë. Ju gjithashtu mund të shtoni lëng limoni. Përsëriteni këtë proces dy herë në ditë për një javë për rezultate të mira.
Vaj kokosi: Meqë thonjtë e brishtë zakonisht shkaktohen për shkak të mungesës së lagështirës së duhur për thonjtë tuaj, masazhi i thonjve me vaj kokosi të ngrohtë mund të bëjë një ndryshim të menjëhershëm.
Lëngu i domates: Duke qenë i pasur me antioksidantë dhe proteina, lëngu i domates mund të shërojë thonjtë e brishtë dhe të forcojë strukturën e tyre. E tëra çfarë duhet të bëni është të shtoni 2 pika vaj rozmarinë në 2 lugë gjelle lëng domate. Zhyt thonjtë tuaj në këtë përbërje për 10 minuta dhe pastaj lani thonjtë tuaj me ujë.
Uthull molle: Përzieni një lugë gjelle uthull molle me 2-3 gota ujë të ngrohtë. Merrni pak pambuk yhyteni në në këtë përzierje dhe aplikojeni në thonjtë tuaj, përsëriteni procesin disa herë në javë për të parë rezultate.
Vaj ulliri: Merrni 2 lugë çaji vaj ulliri dhe zhytni gishtat në vaj për rreth 10 minuta ose masazhoni thonjtë tuaj me këtë vaj. Ky është një ilaç i lirë dhe i shpejtë për të forcuar thonjtë e brishtë në shtëpi.
Lëng limoni: E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtrydhni lëngun e gjysmë limoni, zhytni një top pambuku në të dhe më pas aplikojeni në thonjtë tuaj. Lëngu i limonit përmban vitaminë C, andaj është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe parandalon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes.
Vaj argani: Ky vaj funksionon mirë për forcimin e thonjve të brishtë për shkak të vetive të tij zbutëse. Thjesht masazhoni thonjtë tuaj me këtë vaj për të luftuar thonjtë e brishtë në mënyrë natyrale.