Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog- Nga Ekrem Spahiu
Podujevë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur sot në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, njësia për Rajonin e Prishtinës.
“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, thuhet në raportimin e Policisë, të transmetuar nga zëdhënësi, Bajram Krasniqi.