Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

-Advertisement-

“Jemi të lumtur që Bashkimi Evropian ka organizuar takime mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne ofrojmë mbështetjen e plotë”, është theksuar në përgjigjen më shkrim të zëdhënësit të departamentit të Shtetit.

I pyetur nga Zëri i Amerikës rreth vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi pas më shumë se 20 muajsh, ai ka thënë se qëllimi i tyre është një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes dy vendeve.

“Normalizimi është esencial në sigurimin e stabilitetit progresit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimorë” është përgjigjur ai.

Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja ka vazhduar më 16 korrik në Bruksel pas rreth 20 muajsh.

Ai u ndërpre në nëntorin e 2018-ës kur Qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.