Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Freiburg – qyteti gjerman i së ardhmes
Ky qytet i përsosur mesjetar po feston 900 vjetorin e themelimit të tij. Freiburg është i vendosur në rrëzë të Pyllit të Zi pranë trekëndëshit kufitar të Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë. Ai po konsiderohet një nga qytetet më të qëndrueshme dhe të jetueshme në botë.


Qyteti ka një popullsi të re dhe rreth 10% e 220,000 banorëve të qytetit ndjekin Universitetin prestigjioz Albert Ludëig. Shtëpitë shumëngjyrësh, ajri i pastër për shkak të mospërdorimit të makinave kanë ndihmuar në krijimin e një prej qyteteve më të mira për të jetuar, përparimtare, të qëndrueshme dhe miqësore për fëmijë. Pra, ndërsa qyteti reflekton mbi historinë e tij 900-vjeçare, ai njëkohësisht po konsiderohet një qytet të së ardhmes.


Freiburg shquhet për aktivizmin qytetar dhe si një tokë eduakte me një ekonomi të gjelbër. Për këtë qyteti u bë i njohhur në të gjithë botën dhe fitoi çmime ndërkombëtare:
• 2002: Zgjedh kryebashkiakun e parë nga Partia e Gjelbër, Dieter Salomon
• 2002: Fiton çmimin “Praktikat më të mira ndërkombëtare” në Dubai për zhvillim të qëndrueshëm
• 2010: Fiton çmimin kombëtar për përpjekjet e tij për mbrojtjen e klimës
• 2012: Quhet qyteti më i qëndrueshëm në Gjermani
• 2017: New Town Hall bëhet ndërtesa e parë publike në botë që prodhon energji të tepërt